Shumica e njerëzve që i investojnë kursimet e tyre në bursa të aksioneve, shpesh herë nxitohen me vendimet e tyre për investime. Investitorët shpesh herë i blejnë aksionet sepse një investitor tjetër ia ka rekomanduar atë, ose sepse kanë lexuar disa artikuj në media se aksionet e një biznesi të caktuar janë duke u rritur.
Nëse vendimet tuaja për investime i merrni në këtë mënyrë, pa ndarë kohë të mjaftueshme për t’ia bërë analizën kompanisë së cilës ia blini aksionet, atëherë gjasat për të bërë investime të gabueshme i keni shumë të mëdha.