X
GO

Blogu

Kërko Blog

10 mars 2021 Autori: Rrustem Loshi

Wi-Fi publike janë shumë të përshtatshme qoftë nëse jeni në një hotel apo në një kafene. Problemi është që pikat e tilla shpërndarëse Wi-Fi mund të cenojnë seriozisht privatësinë tuaj, dhe janë, si të thuash, parajsa e hakerëve. Fatkeqësisht, shumica e pikave me Wi-Fi janë të pasigurta dhe përdorën për të kryer sulme “phishing” ndaj informatave tona personale.

Nga ana tjetër, nëse përdorni një VPN ju siguroni të dhënat personale nga sulme të tilla duke krijuar një tunel të sigurt mes pajisjes tuaj dhe serverit të cilit i qaseni në Internet.

04 shkurt 2021 Autori: A Selimi

Ka plot individë ose kompani që kanë para tepricë, që për momentin nuk i shfrytëzojnë dhe prej tyre nuk kanë asnjë lloj fitimi. Ato para tepricë mund t’i deponojnë në bankë dhe të marrin interes, që zakonisht sillet nga 1% deri në 2% në vit, ose mund t’i investojnë në ndonjë kompani që synon ta zgjerojë biznesin. Ata që kanë tepricë të parave, kur shprehin gatishmëri t’i japin paratë e veta në këmbim të një fitimi që iu premtohet në të ardhmen, bëhen investues potencial.

29 janar 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në konferencën e kësaj jave të kompanisë Sony, është prezantuar modeli i fundit i aparatit fotografik i kësaj kompanie Sony α1 (Alfa 1) – apo shkurtimisht Sony A1, i cili është fotoaparati apo kamera pa pasqyra më i avancuar i kësaj kompanie, duke ofruar një ndjesorë (sensor) të imazhit me rezolucion prej 50.1 megapiksela me kornizë të plotë, shkrepje me shpejtësi të lartë deri në 30 korniza në sekondë, video 4K dhe 8K me 30 korniza në sekondë me gjatësi deri në 30 minuta – duke përfshirë këtu video në xhirim të ngadalsuar, e shumë më tepër.

 

22 janar 2021 Autori: Rrustem Loshi

Instagram është një rrjet social që përdorët shumë nga dizajnerët. Ai u shërben atyre edhe për marketing edhe si mjet për rrjetëzim, si dhe, si një mënyrë për të fituar klient të rinj.

Nëse keni frikë që llogaria juaj në Instagram është hakuar, apo në çfarëdo forme dikush i pa autorizuar ka ndërhyrë në llogarinë tuaj, u rekomandojmë të lexoni në vijim...

18 janar 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në shikim të parë rripi i dorës nga silikoni do të duket si një pajisje për matjen e të rrahurave të zemrës kur ju ushtroni apo punoni.

“Bizneset po bëjnë përpjekje maksimale për të qëndruar të lidhur me stafin që punon nga shtëpia. Tani ata mund të pyesin 500 anëtarë përnjëherësh: ’jeni mirë?’ pa patur nevojë të kapin telefonin,” tregon Christina Colmer McHugh, bashkëthemeluese e kompanisë Moodbeam.

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat