X
GO

Blogu

Kërko Blog

01 maj 2020 Autori: Rrustem Loshi

EventBot është një malware i llojit trojan i cili atakon aplikacionet bankare në pajisjet mobile me android, e që është në gjendje të vjedhë informacione financiare, dhe të grabis transaksionet. Me të instaluar të këtij malware-i, ai fillon të mbledhë të dhënat personale të viktimës, fjalëkalimet, shtypjet e tasteve të pajisjes, informatat bankare, e shumë më tepër.

Këto informata mund t’i sigurojnë një sulmuesi qasje në informatat personale dhe bankare të viktimës, në të dhënat private, e shumë më tepër. 

29 prill 2020 Autori: Rrustem Loshi

Operatorët të cilët me vite qëndruan prapa ransomuerit famëkeq “Shade”, kanë njoftuar këto ditë që i kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet e tyre kriminale, duke kërkuar falje nga viktimat për dëmin që u kanë shkaktuar. 

Me këtë rast, ata kanë publikuar mbi 750,000 çelësa për dekriptim si shenjë e vullnetit të mirë. 

Sipas Michael Gillespie, zhvillues i faqes për identifikimin e ransomuerëve “ID Ransomware”, ransomueri “Shade” ka qenë aktiv nga viti 2014 deri kah fundi i vitit 2019, kur edhe kishte filluar të venitet.

16 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Një kompani e transportit publik në Shangai të Kinës, i është kthyer teknologjisë në përpjekjen e saj për të luftuar virusin “Corona”. Zyrtarët e shëndetit publik në Kinë kanë deklaruar se “coronavirus” i cili shkakton “Covid-19” është i ndjeshëm ndaj rrezeve UV dhe ndaj nxehtësisë.

Megjithëkëtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëron për rrezikun e përdorimit të këtyre rrezeve për pastrimin e duarve apo pjesë të tjera të lëkurës.

12 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Me rastin e përhapjes së virusit “Corona”, deri në një pandemi globale, dhe panikut të shkaktuar nga përhapja e tij, të gjithë i kanë ngulur sytë tek monitorët që tregojnë tabelat me harta të cilat paraqesin trendin e përhapjes së virusit SARS-COV-II i cili shkakton sëmundjen COVID-19, e njohur si “Coronavirus”.

Kriminelët kibernetik, kanë përfituar nga ky rast, që, përmes këtyre tabelave – në prapavijë – të injektojnë në kompjuterët e viktimave një maluer të maskuar si “Coronavirus map". 

09 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Gjatë vitit 2018 kishte shpërthyer skandali i njohur si Cambridge Analytica, pas publikimit se ishin ekspozuar të dhënat e rreth 87 milion shfrytëzuesve të rrjetit Facebook.

Që nga ajo kohë, gjobat ndaj Facebook-ut për skandalin në fjalë nuk kanë të ndalur, pasi pas SHBA-s, Anglisë, dhe Brazilit, jo më larg se sot është ngritur edhe një padi nga shtetit i Australisë.

RSS
123456

Kërko Blog

Më të shikuarat