X
GO

Blogu

Kërko Blog

14 shkurt 2020 Autori: Rrustem Loshi

Instalimi i shtesave të Google Chrome-it është një nga mënyrat më të zakonshme që përdorin kriminelët-kibernetik për të infektuar kompjuterët e viktimave me maluerë të ndryshëm.

Fillimisht hulumtuesit kishin zbuluar rreth 71 shtesa të dyshimta në Google Chrome, të cilat ishin shkarkuar më shumë se 1.7 milion herë. Më vonë ishin zbuluar edhe 430 shtesa të tjera të dyshimta. 

30 janar 2020 Autori: Rrustem Loshi

Facebook përdorë vegla të shumta për të gjurmuar përdoruesit e Internetit, pavarësisht nëse ata kanë ose jo një llogari aktive në këtë platformë, dhe shumica e këtyre të dhënave janë që i mbledhin aplikacionet e tjera – jashtë Facebook-ut – dhe i ndajnë ato pastaj me Facebook-un.

Çdo gjë që ne bëjmë online, nga blerjet e deri tek rezervimet e hotelit, gjenerojnë të dhëna të shumta në lidhje me sjelljen tonë online, të dhëna këto të cilat aplikacionet dhe ueb-faqet shpeshherë i ndajnë me kompani të ndryshme marketingu, ashtu që ato të mund të ndërtojnë një profil sa më të saktë në lidhje me preferencat e tona dhe në bazë të tyre të na dërgojnë reklama të ndryshme.

20 janar 2020 Autori: Rrustem Loshi

Microsoft para dy ditësh ka lëshuar një paralajmërim emergjent për miliona shfrytëzues të Windows-it në lidhje me një dobësi ‘zero-day’ në shfletuesin e tyre të uebit Internet Explorer (IE). Kjo dobësi është duke u shfrytëzuar me të madhe nga sulmues të shumtë për të ekzekutuar kode në kompjuterët e viktimave.

Një sulmues mund të ekzekutoj kode arbitrare në kompjuterin e viktimës dhe të marr atë komplet nën kontroll, vetëm duke i mashtruar viktimat që të hapin një faqe mashtruese në Internet përmes shfletuesit IE, e punuar enkas për këtë qëllim.

09 janar 2020 Autori: Rrustem Loshi

Dy ditë pas lëshimit të përditësimit më të ri të shfletuesit të uebit Firefox, Mozilla publikon një përditësim të ri për të korrigjuar shfletuesin nga një e metë “Zero-day”.

Sot paradite, Mozilla kishte lëshuar versionin e ri të Firefox-it për të mbrojtur shfletuesin nga sulmet e vazhdueshme që i kryente një grup hakerësh të cilët e shfrytëzonin këtë lëshim.

Nëse jeni duke e përdorur shfletuesin Firefox, duhet ta përditësoni atë menjëherë me versionin 72.0.1.

25 nëntor 2019 Autori: Rrustem Loshi

Shfrytëzuesit e Windows 10 janë duke pranuar e-maila mashtrues që të duken sikur vijnë nga kompania Microsoft, duke i shtyrë ata të instalojnë një përditësim të ri në kompjuterët e tyre. Keni kujdes, ai nuk është një e-mail zyrtar që u vjen nga Microsoft, dhe përditësimi që është i bashkangjitur me atë mesazh është një maluer i rrezikshëm.

Ata të cilët i ndjekin postimet tona, me gjasë do ta hetojnë një e-mail të këtillë dashakeq nëse e hasin në kutinë e tyre postare (inbox). Mirëpo, kjo është veçanërisht e rrezikshme për ata që më pak lexojnë tema që kanë të bëjnë me teknologjinë.

RSS
123456

Kërko Blog

Më të shikuarat