X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Ndërgjegjësimi rreth çështjeve të sigurisë së informacionit

Përmes Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), Departamenti Amerikan i Tregtisë përcakton Sigurinë e Informacionit si: “Mbrojtja e informacioneve dhe sistemeve të informacionit nga qasja, përdorimi, zbulimi, ndërprerja, modifikimi ose shkatërrimi i paautorizuar në mënyrë që të sigurohet konfidencialiteti, integriteti dhe disponueshmëria”. Pra, sipas këtij përkufizimi, Siguria e informacionit (ang. infosec) është mbrojtja e informacionit nga njerëzit dhe organizatat për të mbajtur informacionin të sigurt për veten, kompaninë dhe klientët e tanë.

Si të konfigurojmë llogarinë në PayPal

Në videon e kaluar kur kemi folur për shërbimet që na i ofron kompania PayPal, kemi parë se si të hapim një llogari të re aty dhe si të regjistrojmë aty një kartë krediti.

Ndërsa në këtë video do të shohim se si të bëjmë konfigurimet e nevojshme të llogarisë tonë në PayPal ashtu që të mund ta përdorim atë në mënyrë të sigurt.

Si të hapim një llogari të re në PayPal

Në këtë video do të flasim për një shërbim të pagesave online, gjegjësisht do të flasim për PayPal, që është një nga shërbimet e para dhe më të mirënjohura për pagesa në Internet. 

PayPal është një sistem i pagesave online që vepron gati në tërë Botën me rreth 305 milion llogari aktive të cilave u mundëson dërgimin, pranimin, dhe ruajtjen e fondeve në 25 lloje të ndryshme monedhash.

Si të kthejmë llogarinë në facebook nëse e harrojmë fjalëkalimin

Në këtë video kemi paraqitur disa mënyra të kthimit të kontrollit mbi llogarinë tonë në Facebook – nëse kemi harruar fjalëkalimin, nëse kemi humbur numrin e celularit me të cilin jemi regjistruar në Facebook, apo nëse kemi humbur kontrollin mbi e-mail adresën me të cilën jemi regjistruar.

Përveç kësaj, ne kemi paraqitur në këtë video edhe forma të tjera që besoj do të jenë të dobishme për ju nëse keni probleme të tilla.

 

AlbArts.org

Autori: Rrustem Loshi
Kategoria: Trajnime, Të tjera

AlbArts është ueb platformë e zhvilluar për artistët Shqiptarë me qëllim të ofrimit të mundësisë për publikimin e veprave të tyre të artit në internet. Platformën mund ta shfrytëzoni në dy gjuhë: në Shqip dhe në Anglisht.

RSS
123456