X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Si të sigurojmë llogarinë tonë online

Në këtë video kemi sqaruar në detaje se çka është dhe si të konfigurojmë verifikimin me dy hapa (Two-step verification - 2SV) apo authentikim me 2 faktorë (two-factor authentication - 2FA) për dy llogari online (Hotmail dhe Gmail), mirëpo nga kjo ju mund të mësoni si të konfiguroni sigurine edhe per llogari në domain të tjerë. 

Si të konfigurojmë një e-mail adresë në hotmail

Në këtë video mund të mësoni mënyrën se si ta vendosni një foto në llogarinë tuaj në Hotmail.com (Outlook.com, live.com), si ta ndryshoi fjalëkalimin, si ta siguroni e-mail adresën në rast se e harroni fjalëkalimin, si ta ndryshoni gjuhën e ndërfaqes dhe ta bëni atë shqip, si dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me e-mail adresën tuaj në Hotmail.com.

Si të hapim një e-mail adresë në hotmail

Në këtë video-trajnim mund të ndiqni mënyrën se si mund ta krijojmë një llogari në www.hotmail.com, që na mundëson dërgimin dhe pranimin e postës elektronike apo e-mail. 
Hapja e një llogarie të tillë na mundëson, përveç pranimit dhe dërgimit të e-mailave, edhe shërbime të tjera si: komunikimi chat, one drive, dhe shërbime të tjera.

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe në kompjuter

Autori: Rrustem Loshi

Në këtë video-trajnim mund të shihni se si mund ta instaloni programin për drejtshkrimin e gjuhës Shqipe për paketën softuerike të Microsoft-it – Office. Ne këtë do ta instalojmë në Office 2013 mirëpo do të tregojmë edhe mënyrën se si bëhet instalimi edhe për versionet e tjera të kësaj pakete.

Windows 10 - Bashkimi i dy particioneve të diskut në një

Autori: Rrustem Loshi

Në këtë video-trajnim kemi paraqitur mënyrën e rregullimit të particioneve të diskut të cilin e kemi instaluar më herët. Fillimisht do ta fshijmë particionin ku ka qenë i instaluar sistemi operativ, pra diskun “C”, duke krijuar kështu një hapësirë të lirë dhe më pas atë hapësirë do t’ia shtojmë particionit “D” ku aktualisht i kemi shënimet.

RSS
12345