Operatorët të cilët me vite qëndruan prapa ransomuerit famëkeq “Shade”, kanë njoftuar këto ditë që i kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet e tyre kriminale, duke kërkuar falje nga viktimat për dëmin që u kanë shkaktuar.
Me këtë rast, ata kanë publikuar mbi 750,000 çelësa për dekriptim si shenjë e vullnetit të mirë.
Sipas Michael Gillespie, zhvillues i faqes për identifikimin e ransomuerëve “ID Ransomware”, ransomueri “Shade” ka qenë aktiv nga viti 2014 deri kah fundi i vitit 2019, kur edhe kishte filluar të venitet.