Përdoruesit e pajisjeve me Android mund të jenë viktima të një mashtrimi me “malware” thjesht duke iu përgjigjur një telefonate. Malueri mund të vjedh informacionin bankar online të personit dhe ka aftësinë të mbetet i pazbuluar nga shumica e programeve antivirus.
Mashtrimi i Android-it përdorë SMS phishing, mashtrim me mesazhe me tekst, me qëllim shpërndarjen e aplikacioneve Android. Maluer-i maskohet si aplikacion bankar, aplikacion fitnesi dhe aplikacion për skanimin e dokumenteve dhe përmes tyre ka arritur të infektojë mbi 300,000 telefona Android.