X
GO

Lajmet

Mangësi kritike të raportuara në ruterët Cisco VPN — arno sa më parë

  • 5 shkurt 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1366
  • 0 Komentet
Mangësi kritike të raportuara në ruterët Cisco VPN — arno sa më parë

Cisco ka publikuar rregullime për dobësi të shumta kritike në ndërfaqen e menaxhimit të bazuar në ueb të ruterëve, që janë të dedikuar për Bizneset e Vogla, e që mund të lejojë një sulmues të paautorizuar, që nga largësia të ekzekutojë kod arbitrar si përdorues rrënjësor (root) në një pajisje të infektuar.

Këto dobësi kanë ekzistuar për shkak të mos testimit të duhur të kërkesave HTTP. 

Facebook po zhvillon mjete për trajtimin e përmbajtjes së dhunshme

  • 1 shkurt 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1448
  • 0 Komentet
Facebook po zhvillon mjete për trajtimin e përmbajtjes së dhunshme

Facebook është një kompani gjigande e mediave sociale me mbi 2.7 miliard shfrytëzues aktiv brenda dite, disa nga të cilët janë ankuar vazhdimisht që kompanitë gjigande të mediave sociale nuk po i kushtojnë vëmendjen e nevojshme reklamave që përfshijnë gjuhë të urrejtjes, lajme të rreme, dhe përmbajtje të ndryshme të dëmshme. 

Facebook është akuzuar më parë edhe nga firma të mëdha si Starbucks dhe Coca-Cola – të cilat e kishin bojkotuar atë – pasi e kishin akuzuar si shkaktare të vdekjes së Georga Floyd, meqë kompania nuk kishte kontroll mbi gjuhën e urrejtjes në platformën e tyre.

Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

  • 16 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1858
  • 0 Komentet
Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

Google publikon blerjen e prodhuesit të orëve të mençura Fitbit Inc., që ka një komunitet prej mbi 29 milion shfrytëzues aktiv.

Marrëveshja prej $2.1 miliard fillimisht ishte publikuar në fund të vitit 2019, por ishte përballur me hetime nga zyrtarët e Unionit Evropian në lidhje me shqetësimet e tyre rreth privatësisë së të dhënave shëndetësore që mblidhte Fitbit dhe se si do t’i përdorte Google këto të dhëna pas blerjes së kompanisë. Në dhjetor Google kishte marrë një pëlqim nga UE me kusht që Google të mos përdorte të dhënat shëndetësore – të mbledhura nga Fitbot – për të shënjestruar reklamat. 

Çinstaloje Adobe Flash Player

  • 4 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 10464
  • 0 Komentet
Çinstaloje Adobe Flash Player

Flash Player është një “plug-in” (shtesë) i shfletuesve të uebit i zhvilluar nga kompania Adobe, e cila në kohën e publikimit, në vitin 1996, ishte më se i domosdoshëm për të paraqitur përmbajtje me lëvizje, për të luajtur një video, apo për të luajtur një lojë online, të cilat mund të shkarkoheshin lehtë përmes një lidhjeje “dial-up” me Internetin. Gjithashtu u mundësonte ueb-faqeve si YouTube publikimin e videove me një kualitet të lartë.

Në vitin 2009, sipas Adobe, Flash ishte i instaluar në 99% të kompjuterëve që kishin qasje në Internet.

“Orë dore” që të mbron nga Corona-Virusi

  • 17 dhjetor 2020
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 2107
  • 0 Komentet
“Orë dore” që të mbron nga Corona-Virusi

Për të mbajtur distancën fizike prej së paku 1.5m nga njeri-tjetri, punëtorët e një kompanie italiane vendosin në dorë një pajisje e cila po nuk u mbajt kjo distancë u njofton përmes një alarmi zanor, përmes dridhjes, si dhe përmes një sinjali ndriçues.

Për t’u siguruar që po respektohet mbajtja e distancës fizike në ambientet e punës, CEO i IK Multimedia, Enrico Iori, është duke përdorë këtë pajisje për të gjithë të punësuarit e kompanisë së tij në Itali dhe në SHBA, të cilat vijnë në formë të orës së dorës, me kapëse që mund të ngjitet në rripin e pantollonave, si dhe me litar që mund të vendoset në qafë.

RSS
12345678910Last

Kurset më të shikuara

RSS