Më në fund WhatsApp është duke punuar në një veçori të re e cila do të jetë e gatshme në përditësimin e radhës. Kjo veçori ka të bëjë me vet-shkatërrimin e mesazheve pas një kohe të paracaktuar nga dërguesi i mesazhit.
Këtë veçori tashmë e kanë aplikacionet SnapChat, Viber, Telegram, Wickr, CoverMe, SpeakOn, Bleep, Wisper, Confide, StealthChat, Hash, etj.
Kjo veçori tani për tani është ne versionin Beta dhe pritet të publikohet me përditësimin 2.19.275, mirëpo nuk mund të themi se kur do të publikohet ky përditësim.