X
GO

Lajmet

Si të verifikoni llogarinë në Twitter në 2021

  • 26 maj 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 126
  • 0 Komentet
Si të verifikoni llogarinë në Twitter në 2021

Twitter është një platformë e rrjetave sociale e cila u mundëson përdoruesve të rrjetit të përhapin ide dhe përmbajtje të ndryshme në formën e mesazheve të shkurtra – deri në 280 karaktere (duke përfshirë hapësirat) – të quajtura tweets (lexo: tuiits), të cilat mund të përmbajnë lidhe (link) të ndonjë artikulli apo resurse të tjera në internet.

Shfrytëzuesit në Twitter ndjekin njëri-tjetrin duke formuar një rrjet më të gjerë. Nëse e ndiqni dikë në Twitter ju mund të shihni tweet-at e tij/saj në faqen kryesore të rrjetit. Ndërsa ju mund të krijoni tweet-et e juaja apo të shpërndani tweet-et e të tjerëve që në anglisht njihen si “retweet”.

Nëse përdorni këtë rrjet social, mund të vëreni që disa shfrytëzues kanë një shenjë dalluese pran emrit të llogarisë së tyre. Kjo shenjë dalluese nënkupton që ato llogari janë verifikuar nga Twitter dhe janë autentike.

Procesi i aplikimit për këtë shenjë dalluese kishte filluar në vitin 2009, me qëllim të identifikimit të llogarive origjinale dhe të besueshme.

Twitter ka ofruar këtë shenjë verifikuese blu për të dalluar disa llogari si me rëndësi për publikun. Në këtë grup janë përfshirë figura apo grupe publike, në muzikë, art, politikë, biznes, sport dhe media. Mirëpo kompania kishte filluar të shqetësohej që këto distinktivë po keqpërdoreshin nga disa grupe dhe individ të caktuar, kështu që e kishte pezulluar lëshimin e tyre që nga fund-viti 2017.

Që nga ajo kohë e deri më sot, shumica e shfrytëzuesve në Twitter ishin duke pritur me padurim rifillimin e lëshimit të këtyre shenjave blu të verifikimit. Si duket, më në fund kësaj pritjeje po i vije fundi.

Pas më shumë se tre vitesh shfrytëzuesit e rrjetit Twitter mund të aplikojnë për verifikim të llogarive të tyre në këtë rrjet social.

Deri tani vetëm rreth 0.2% nga 199 milion shfrytëzues të Twitter-it e mbajnë këtë shenjë.

Javën e kaluar, Twitter kishte lejuar aplikimin për verifikim të llogarive në disa vende, ndërsa gradualisht do të vazhdoj të lejohet edhe në vendet e tjera. Besohet aplikimi për verifikim do të lejohet në tërë globin.

Aplikimin mund ta bëni nga aplikacioni Twitter në mobilin tuaj apo në ueb duke hapur opsionin “Settings and privacy”, pastaj “Account information” dhe klikoni në linkun “Request verification”. Klikoni në “Start request” dhe zgjidhni opsionet që u përshtaten më shumë profilit tuaj në Twitter. Pasi i plotësoni të gjitha të dhënat që kërkohen, duhet të prisni për një kohë – që mund të jenë disa javë – derisa Twitter të vendosë shenjën e verifikimit pran profilit tuaj – nëse nuk u refuzohet kërkesa. Kjo pasi, sipas zyrtarëve në Twitter, secili aplikacion do të shikohet një nga një nga zyrtarët e kësaj kompanie.

Gjatë procesit të aplikimit nuk do të jetë e domosdoshme të ngarkoni foto të dokumenteve personale, pasi verifikimin mund ta kryeni edhe përmes ueb-faqes tuaj e cila duhet të jetë e lidhur me llogarinë në Twitter, apo përmes e-mailit zyrtar të kompanisë.

Nëse u refuzohet kërkesa për verifikim të llogarisë, ju mund të aplikoni përsëri pas 30 ditëve – nëse mendoni që tani i plotësoni kushtet – dhe nuk ka kufizim në numrin e ri-aplikimeve.

Përveç kësaj, Twitter ka planifikuar edhe ndryshime të tjera në një të ardhme të afërt. Nga muaji Korrik ka paralajmëruar se do të shënjojë llogaritë e automatizuara. Më pas do të shënjojë llogaritë e personave të vdekur. Twitter planifikon po ashtu të identifikoj llogaritë e humoristëve, si dhe ndryshime të tjera.

 

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kurset më të shikuara

RSS